Maqedoni, inspektorët sërish në ‘aksion’ në shkolla

Inspektorët kanë filluar kontrollet e tyre në disa nga shkollat në Shkup. Mësimdhënësit ankohen ndaj presionit të vazhdueshëm ndaj tyre, duke thënë se reformat duhet të ndryshohen.

“Jemi duke u përballur me një stres të madh gjatë gjithë kohës, testimi ekstern, kontrollet nga këshilltarët dhe inspektorët pastaj dënimet. Nuk e di çfarë të them, na kanë luajtur mendtë e kokës”, tha  R.T., mësues.

“Po është e vërtetë që kanë filluar inspektorët të hynë nëpër orët e mësimit që të shikojnë se si mbajmë orët dhe a i kemi në rregull konspektin dhe plan programin e punës. Këtë unë personalisht e vlerësoj si një kontroll të duhur sepse secili mësimdhënës duhet t’i ketë këto, mirëpo atë që nuk e pranoj dhe më tmerron është testimi ekstern”, tha Afrim G., mësimdhënës.

Inspektorët thonë se kryejnë detyrën e tyre dhe se është normale që të kryhen kontrolle të tilla.

“Inspektorët gjithnjë janë në teren,  ne jemi duke përcjell punën e mësimdhënësve. Është normale që kontrolle të kryhen”, thotë një nga inspektorët.

Nga MASH askush nuk përgjigjet edhe pse të kontaktuar disa herë nga redaksia e Portalbit.

Kryetari i LASH-it në Kumanovë, Samet Jahiji thekson se nuk ka asgjë kundër kontrollit të inspektorëve mirëpo që sipas tij testimi ekstern duhet të tërhiqet.

“E kam cek shpesh herë që testimi ekstern nuk është mënyra e duhur të testohen as nxënësit dhe as mësimdhënësit. Inspektorët apo këshilltarët mund të vinë të hynë në orë të shohin si mbajmë orën dhe të vlerësojnë mësimdhënësit në bazë të aftësisë e mësimdhënies, se në fund të fundit ne për atë po paguhemi, por jo të vlerësohemi në bazë të testimit. Gjithashtu nxënësi në shumë mënyra mund të vlerësohet dhe jo nga një testim i stërmbushur me gabime. Mësimdhënësve po iu bëhet shumë presion kjo është më se e dukshme”, tha për Portalb, Jahiji.

Kurse shumica e mësimdhënësve veç se kanë filluar të ankohen lidhur me funksionimin e ditarëve elektronik, të cilët thonë se problemet e viteve të kaluara nuk janë përmirësuar dhe se ende ballafaqohen me vështirësi gjatë plotësimit të ditarëve elektronik.

Ndërkaq sa i përket dënimeve për mangësitë në punën e mësimdhënësve,  nga MASH thonë që ato do të publikohen pas përfundimit të kontrollit në të gjitha shkollat e vendit.

LEXO MË SHUMË:

Kontrolli mbi mësimdhënësit një farsë që nuk i ndihmon procesit arsimor

Mësimdhënësit ankohen: na bëjnë presion me kontrolle

Inspektorët detyrohen ti dënojnë mësimdhënësit

Inspektorët në teren, mësimdhënësit në ankth

Mësimdhënësit kërkojnë prolongimin e dënimeve nga testimi ekstern

Testimi ekstern sërish lajmërohen dënime ose shpërblime

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button