Së shpejti vijnë në Shkup 3 përmendoret shqiptare

Pas gjashtë viteve vonesë, statuja e Josif Bagerit, Pjetër Bogdanit dhe Nexhat Agollit sëshpejti do të arrijnë në Shkuppër t’u vendosur në qendër të Shkupit, shkruan Portali Albeu.

Siç e shihni edhe në foton e mësipërme të siguruara ekskluzibisht nga Portali Albeu.com, përmendorja e JosifBagerit tashmë është gati dhe pritet transportimi i saj nga Italia drejt Maqedonisë.

Gati janë edhe dy përmendoret tjera, ajo e Pjetër Bogdanit dhe Nexhat Agollit.

Porositë për përmendoret janë bërë disa muaj më parë, ndërsa për këtë proces është përkujdesur ish-ministri i Vetqeverisjes Lokale, Lirim Shabani i cili vazhdon të kontribuojë për sjelljen e përmendores së Josif Bagerit në Shkup, në bashkëpunim me ministren e aktuale të kësaj ministrie, Shiret Elezi.

Statuja e Josif Bagerit e cila do të vendoset në Shkup. Në foto, ministrja e Vetqeverisje Lokale, Shiret Elezi dhe skulptori
Statuja e Josif Bagerit e cila do të vendoset në Shkup. Në foto, ministrja e Vetqeverisje Lokale, Shiret Elezi dhe skulptori

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button