Senduiçi nga Edinburgu është “fotografuar” në tubimin LQBM-së!

[Recension: Kundërprotestuesit të pakënaqur nga senduiçet që janë ndajtur sot në tubimin e LQMB-së]

Kur një tekst përhap informata të pavërteta, kjo nuk ka të bëjë fare me gazetarinë. I tillë është edhe ky artikull. Duke shfrytëzuar një status në Facebook, është bërë një lajm, pa e konfirmuar ose pa e verifikuar atë. E gjithë kjo është plotësuar edhe me koment dhe është fituar “qulli” që jemi duke e recensuar.

sendviciLinku deri te artikulli origjinal: Kundërprotestuesit të pakënaqur nga senduiçet që janë ndajtur sot në tubimin e LQMB-së

Data dhe koha e publikimit: 21.04.2016

Data e recensionit: 25.04.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

LAJM I PASAKTË

Fotografia dhe statusi janë marrë nga Facebook-u dhe prej tyre është bërë një informatë që ka për qëllim ta nënçmojë një parti politike dhe ithtarët e saj. Megjithatë, duhet theksuar ky është një lajm i pavërtetë. Senduiçi i këtillë nuk është shpërndarë në autobus.

Gjatë kontrollimit në internet mund të vërehet se kjo fotografi është publikuar më 03.05.2015 në Тhestar.com. Теksti me titull: “Fotografia e senduiçit të gjorë skocez përhapet në mënyrë marramendëse” (Photo of sad Scottish sandwich goes viral), trajton një informatë për atë se çfarë senduipesh shiten në një restoran në aeroportin e Edinburgut në Skoci. Tregimi bën fjalë për një senduiç të blerë në restoranin në aeroport, blerësi i të cili pastaj është ankuar.

Me këtë është shkelur neni 1 i Kodit të gazetarëve:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.

Gazetari do të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Edhe pse nëpër rrjetet sociale menjëherë u demantua ky lajm, megjithatë nuk ka tekst të ri të korrigjuar. Me këtë është shkelur neni 3 i Kodit të gazetarëve.

Gazetari do të tentojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në ato raste kur vërtetohet pasaktësia e informatës.

Teksti nuk i ka elementet e nevojshme që duhet t’i ketë çdo tekst me angazhim të mirëfilltë gazetaresk. Nuk ka deklarata, nuk është objektiv dhe nuk është aspak përmbajtësor. Vetëm nga një status në Facebook nuk mund të përgatitet një lajm.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button