Shkup, dita e 12 e protestave, shiu nuk e ndaloi “Revolucionin laraman” (FOTO-VIDEO)

20.40 – Protesta ka mbaruar, reshjet e shiut janë dendësuar dukshëm. Sa i përket skeles së rrëzuar, nuk ka informata për të lënduar.

skelja Protesta në Shkup - 25.04.2016 skelja Protesta në Shkup - 25.04.2016 skelja Protesta në Shkup - 25.04.2016

20.33 – Rrëzohet skelja para Qeverisë, ajo shërben për lyerjen e saj pas ngjyrosjes së godinës së Qeverisë ditë më parë nga protestuesit. Ende nuk dihet a ka të lënduar.

Protesta në Shkup - 25.04.2016 Protesta në Shkup - 25.04.2016

20.22- Protestuesit janë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë. Paraprakisht policia ka vendosur kordon policor para Gjykatës Kushtetuese për ta mbajtur në kontroll situatën. Edhe pse reshjet e shiut bëhen më të dendura protestuesit nuk ndalen.

Protesta në Shkup - 25.04.2016
Protesta në Shkup – 25.04.2016

Protesta në Shkup - 25.04.2016

Protesta në Shkup - 25.04.2016
Protesta në Shkup – 25.04.2016

Protesta në Shkup - 25.04.2016

 

20.02- Gazetari i Portalbit sapo njoftoi se protestuesit e kanë gjuajtur objektin e MPJ me ngjyra. Pas këtj akti ata u nisën për te Qeveria e Maqedonisë. Disa nga qytetarët kanë mbrojtur mga ngjyrosja padashje, policët me ombrellat e tyre

Protesta në Shkup - 25.04.2016 Protesta në Shkup - 25.04.2016

19:52 – Protestuesit tani gjenden para Ministrisë së Punëve të Jashtme ku vazhdojnë me fishkëllima dhe thirrje anti-qeveritare.

9

19:47 – Para të pranishmëve ka folur deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov i cili i ka përshëndetur të pranishmit, duke thënë se shiu nuk mund ta lajë laramanitetin e kësaj proteste e “Revolucionit Laraman”.

“Ta përshëndetim “Revolucionin Laraman”, ky shi s’mund ta lajë ketë revolucion sepse ngjyrat e këtij revolucioni janë të shumta. Kanë kërkuar që të na ndalin, por askush s’mund ta ndalë. Ne jemi të vetëdijshëm që këtë shtet e kanë uzurpuar njëqind anëtar. Bëni thirrje te të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo fetare që t’i bashkohen këtij laramaniteti sepse Maqedoninë e duam laraman”, tha deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov.

Petre Shilegov
Petre Shilegov

19:31 – Para të pranishmëve ka folur aktivisti Petrit Saraçini i cili ka thënë se nuk do ndal asgjë ketë vullnet të qytetarëve dhe se burgosja e qytetarëve dhe falja e kriminelëve nuk do të ju kalojë.

“Nuk do të na ndal as shiu e as kryeshefët. Sot janë mbledhur qytetarët që janë në luftë kundër fashizmit. Këtu jemi të mbledhur të gjithë përkatësitë, por jemi një. Ata që falin kriminel, ndërkaq i burgosin qytetarët nuk do të kalojnë. Nëse mendoni se na keni frikësuar gënjeheni, do të jemi edhe më shumë edhe më të fortë”, tha Saraçini.

Petrit Saraçini para protestuesve
Petrit Saraçini para protestuesve

19:22 – Në këto momente kanë filluar reshjet e shiut, raporton gazetari i Portalb nga terreni. Por pavarësisht motit të lig, protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit me thirrje “Shtet policor” “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “Dorëheqje Ivanov”, “ Nikolla ik”.

Protesta në Shkup - 25.04.2016
5a

19:15 – Mijëra protestues të pa kënaqur nga vendimi i Ivanvov nga objekti i Prokurorisë Speciale ka marshuar drejt Kuvendit të Maqedonisë, paraprakisht policia ka rrethuar objektet e VMRO-DPMNE-së, Ministrinë e Drejtësisë dhe zyrën e presidentit Ivanov.

Për dallim nga ditët tjera në ballë të këtij marshimi ka dal “Lidhja e Luftëtareve të Maqedonisë”, me thirrje “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “Dorëheqje Ivanov”, “ Nikolla ik”.

Protesta momentalisht është e qetë,  kurse nga ana e protestuesve dëgjohen thirrje për lirimin e anëtarit të partisë së Majt, Zdravko Saveski i cili është arrestuar gjatë ditës së sotme për pjesëmarrje në protestat e ditëve të fundit.

8a

18:55 – Protestuesit janë nisur drejt Kuvendit të Maqedonisë.

Protesta në Shkup - 25.04.20162aProtesta në Shkup - 25.04.2016

18:41 – Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë përpara objektit të PSP-së me thirrje “Shtet diktatorial”, “Shtet policor”, “Poshtë Nikolla” .

0

18:21 – Para pak çastesh protestës i është bashkuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

2

Ka filluar protesta e 12 me radhë të njohur si “Revolucioni laraman”. Protesta ka filluar në ora 18:00, me tubim përpara objektit të Prokurorisë Speciale ku do t’i jepet mbështetje këtij institucioni. Ndryshe nga herrat tjera sot pjesëmarrës në protestë është edhe Lidhja e Luftëtarëve Maqedonas.

Përndryshe, #Protestoj po organizon protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim.

Protesta në Shkup - 25.04.2016

Protesta në Shkup - 25.04.2016

Nga kjo lëvizje i kanë parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Lëvizja civile ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

“Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën protestuesit në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele si dhe dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev”, në shënjestër të protestuesve tanimë disa herë me radhë është edhe objekti i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq deri më tani, policia këtë objekt po e ruan mirë dhe po i parandalon protestuesit që t’i afrohen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button