Pensionistët mbetën pa pensione, postieri i ka marr për vete

Policia ka ngritur padi penale kundër D.I. (27), postier nga Radovishi i cili ka përvetësuar 98.925 denarë, mjete të cilat duhej t’i dërgojë për pensione.

Padia penale është ngritur për vepra të bëra penale “shpërdorim në shërbim”, “raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve” dhe “përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”.

Siç kumtoi policia, në periudhën prej muajit korrik deri në tetor të vitit 2013, i punësuari i paraqitur si postier në SHA “Postat e Maqedonisë” Dega Strumicë-PE Radovish, duke e shfrytëzuar këtë pozitë, i ka përvetësuar paratë të cilat është dashur t’ua dërgojë shfrytëzuesve të pensioneve, me falsifikimin e nënshkrimit të tyre. 

Lajme të ngjashme

Back to top button