Britania apel qytetarëve, kujdes në Maqedoni (DOKUMENT)

Foreign Office britaneze dha rekomandime për nënshtetasit britanez në të cilën i rekomandohet për rrezikun e lartë nga terrorizmi në qytetet evropiane, ku shkalla e rrezikut ndryshon nga vendi në vend. Ministria vlerësoi se Maqedonia gjendet në vendin me rrezikun e përgjithshëm nga terrorizmi. Problem shtesë janë refugjatët, protestat dhe mungesa e barnave, transmeton TetovaSot.

“Ekziston një kërcënim i përgjithshëm nga terrorizmi në vend. Sulmet mund të janë jo diskriminuese që nënkupton edhe në vende ku qëndrojnë të huajt. Llogaritet se kërcënimi nga sulmet terroriste në nivel global është i lartë kundër interesave britaneze dhe nënshtetasve britanez nga ana e grupeve dhe individëve të motivuar nga konfliktet në Irak dhe Siri”, thuhet në njoftim.

Në njoftim shtohet se ka protesta në qendër të Shkupit dhe në vendet tjera ku disa herë këto protesta janë edhe të dhunshme.

“Ka protesta në qendër të Shkupit dhe në vende tjera në lidhje me krizën politike. Protestat mund të ndodhin edhe pa paralajmërim, dhe në momente të caktuara janë edhe të dhunshme. Protestat do të vazhdojnë deri në zgjedhjet e caktuara për me 5 qershor. Kontrolloni mediet lokale dhe ikni protestave ose takimeve të mëdha”, iu rekomandua nënshtetasve britanez.

download

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button