“Manifesti Maqedonas” akuzon ndërkombëtarët për krizën politike

“Manifesti Maqedonas”, i cili njihet për mbrojtjen e politikave pro-qeveritare ka hedhur një sërë akuzash ndaj të gjitha zhvillimeve në vend. Ata nuk e pranojnë ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

Kryetari i kësaj organizate Micov, ka thënë se BE dhe SHBA është një iluzion dhe një agresor i jashtëm ku nëpërmjet organizatave të tyre siç është SOROS-i dhe organizatave simotra, stimulojnë protestuesit që të destabilizojnë vendin, raporton Alsat-M.

“Ky iluzion na kushton shumë sepse i jep mundësi Brukselit dhe SHBA-ve, kësaj radhe nëpërmjet iluzionit NATO, të na trajtojnë si një territor të përvetësuar dhe të zotërojnë me ne. Nëse ndërpriten këto dy iluzione, atëherë kjo ndërhyrje në çfarëdolloj mënyrë do të jetë hapur ndërhyrje direkte në politikën maqedonase dhe në punët e brendshme. Kështu për mbarë botën SHBA dhe BE-ja do të jenë agresor në raport me Maqedoninë. Me politikën e lakuar dhe kontrovoerse që kemi, ne vetë i ftojmë ujqërit në stan”, deklaroi Stefan Vllahov Micov, Manifesti Maqedonas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button