Ali Ahmeti: Nuk do ishte mirë të shkohej në zgjedhje pa opozitën

Për situatën politike në Republikën e Maqedonisë, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti u është përgjigjur pyetjeve të gazetares së Der Standard, Adelheid Wolfl, transmeton BotaSot.

Intervista e plotë:

Der Standard: Pyetja ime e parë ka të bëjë me zgjedhjet..
Ali Ahmeti: Për çfarë zgjedhje? Bëni shaka me mua?..

Der Standard: A është dakord partia juaj që të mbahen zgjedhjet parlamentare më 5 qershor?
Ali Ahmeti: BDI dëshiron të përmbushen gjitha kriteret, që zgjedhjet të pranohen nga gjithë palët – edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Ne katër partitë vendosëm të shtyjmë zgjedhjet për 5 qershor. Për shtetin nuk do ishte mirë, të shkohej në zgjedhje pa opozitën. Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të dalë dhe të tregoje sesa janë plotësuar kriteret e opozitës. Duhet të komentohen edhe nga ndërkombëtarët. është një situatë kaotike në vend. Nuk funksionon më drejtimi. Secili është duke pritur.

Der STANDARD: Ndërkohë vetëm VMRO-DPMNE është e sigurt që do shkojë në zgjedhjet e 5 qershorit?
Ali Ahmeti: Të gjithë partitë jemi marrë vesh që të organizohen zgjedhje. Në duhet t’u përmbahemi marrëveshjeve. Pse i nënshkruam ato? Për të mos i respektuar, në rast se nuk janë pjesë e interesave të politikës sonë ditore.

Der STANDARD: Opozita ka deklaruar se amnestia e presidentit Gjorgje Ivanov, 12 prill, ka bërë marrëveshjen e pavlefshme. A duhet presidenti të tërheq amnestinë?
Ahmeti: Vendimi i të ashtuquajturit president nuk është i pranueshëm, ai nëpërkëmb shtetin ligjor dhe si i tillë duhet të tërhiqet. Do ishte mirë sikur ta tërhiqte: më mirë vonë sesa kurrë.

Der Standard: Pse e quani të “ashtuquajtur president”?
Ali Ahmeti: Pasi ai nuk është zgjedhur nga shqiptarët. Gjatë zgjedhjeve presidenciale ne kemi kërkuar një kandidat konsensual. Prej fillimit kemi dyshuar në aftësitë e tij, për të ushtruar këtë detyrë.

Der Standard: A mund të takoheni përsëri të katër partitë, nëse Ivanov tërheq vendimin?
Ali Ahmeti: Zgjidhja do ishte nëse do rifillonte dialogu. Shteti nuk duhet të futet në krizë të thellë. Nëse nuk ka takime, për të tejkaluar krizën, do ishte shumë e rëndë.

Standard: Duhe të zhvillohet këtu dialogu, jo në Vjenë?
Ali Ahmeti: Natyrisht këtu, me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA. Duhet të fillojë që nesër. Më mirë sot.

Standard: Keni shqetësime se situata shkon drejt tensionimit?
Ahmeti:Asgjë s’mund të përjashtohet.

Standard: Në listën e amnestisë së presidentit ka pjesëtarë të gjitha partiave, ndërsa mungojnë të BDI-së.
Ahmeti: Vetëm anëtarët e partisë sime mungojnë në listë. Jemi të diskriminuar, që nuk jemi pjesë e listës. (qesh)

STANDARD: Dëshironi të jeni pjesë e listës?
Ahmeti: Jo. (qesh)

STANDARD: Në Maqedoni dy parti qëndrojnë kundër njëra-tjetrës, VMRO dhe SDSM. Keni frikë nga skenari ukrainas?
Ahmeti: Ka 14 muaj që unë e kam thënë se Ukraina nuk është larg nesh. E kam thënë që duhet të punojmë bashkërisht, për të dalur nga kriza politike dhe të thellojmë marrëdhëniet ndëretnike. Megjithatë në atë kohë shumë politikanë i morën fjalët e mia si shaka. Gjërat nuk ecin në drejtimin e duhur, dhe nuk besoj, që problemi ekziston vetëm në Maqedoni. Kriza është edhe përtej Maqedonisë.

STANDARD:A janë involvuar edhe interesa të huaja?
Ahmeti: Po, këtë e mendoj unë.

STANDARD: Çmendoni për përfaqësuesit europianë?
Ahmeti: Unë mendoj se Johanes Hahn dhe tre eurodeputetët kanë bërë punë të kënaqshme. Asnjëri sosh nuk është përgjegjës për krizën. Sepse ne jemi fajtorë, katër partitë nuk kemi respektuar marrëveshjen. Ne e kemi zhbërë atë.

STANDARD: Disa nga video-incizimet janë bërë publike. Partia juaj ka ndërruar gjithë anëtarët e qeverisë. Jeni i kënaqur me punën e Prokurorisë Speciale?
Ahmeti: Incizimet e publikuara kanë ardhur nga persona, që më parë kanë pasur kontakte me incizimet. Këta të fundit kanë kaluar nëpër duar të personave shumë të papërgjegjshëm. Ka gjasë që ata ndodhen në tregun e zi. Ata mund të shiten në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Serbi ose edhe në Turqi.

STANDARD: Policia krahas fluksit të refugjatëve është involvuar edhe në protestat e fundit. Sa mund të zgjasë kjo?
Ahmeti: Nëse kështu shkon, shteti do jetë i lodhur. Nuk dua të futem në teoritë konspirative, por kriza e refugjatëve ka ndikim në situatën e tanishme. Europa ka nevojë për një Maqedoni stabile.

STANDARD: Në zgjedhjet e ardhshme do marrin pjesë edhe parti të reja shqiptare. Cili është plan-programi juaj para votuesve? Dhe çfarë koalicioni mund të ketë pas zgjedhjeve.
Ahmeti: Kush do i fitojë zgjedhjet si gjithmonë, duhet të integrojë Maqedoninë në NATO dhe BE dhe të ndërtojë marrëdhënie të mira me shtetet fqinje. Si dhe zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe si një nga themelet e Marrëveshjes së Ohrit. Në këto rrethane nuk është e rëndësishme nëse fiton ose jo BDI.

STANDARD: Integrimi i NATO varet shumë nga presioni amerikan mbi Greqinë, por në këtë rast mund të preket Rusia. Ka lidhje kjo me krizën shtetërore?
Ahmeti: Më lejohet të citoj Bizmarkun? Kush sundon Maqedoninë, sundon Ballkanin dhe kush sundon Ballkanin, sundon Europën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button