Zhernovski: Nëse Valentina nuk i ka marrë, atëherë kush në emër të saj ka marr 2 milion euro

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski në prokurori sot ka dorëzuar raportin e dytë për gjendjen faktike të projektit Shkupi 2014 në komunën Qendër.

 “Disa thonë se jam fshehur pas deklaratave. Un nuk fshehëm, ja sot jam këtu. Të tjerët fshehën. Kryeministri tre ditë nuk dha përgjigje vetëm në një pyetje – a është e vërtet ajo që qëndron në revizion, apo jo. Në demantet e VMRO-DPMNE-së nuk kundërshtojnë, vetëm thonë se për ata shuma e parave prej 8 milion eurove, para të harxhuara kundër ligjit është shumë e vogël” Tha Zhernovski.

Ai rikujtoi se autorja e preferuar, Valentina Stefanovka, më herët ka deklaruar se nuk ka marr të holla.

Ai e bëri publike marrëveshjen për ndërtimin e përmendores “Ushtari”.

 “ E pyes, a është nënshkrimi që qëndron në marrëveshje i sajë apo jo? Stefanovska për ushtarin dhe ushtarin në kalë ka marr në emër të marrëveshjes autoriale 2 milion euro dhe e gjithë kjo me nënshkrim në komunë. Edhe nëse pajtohem me të kur thotë se nuk i ka marr paratë atëherë   të tregojë se kush i ka marr në emër të sajë 2 milion euro”, tha Zhernovski.

Kryetari i Qendrës tha se revizioni ka treguar trukime të tenderëve për projektin Shkupi 2014 edhe sipas tij nuk është e qartë pse prokuroria publike ende nuk merret me këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button