FRI – Shkup realizoi turneun tradicional “Muhamedali Jashari”

Me datë 23-24.04.2016 në sallën sportive të shkollës së mesme “Zef Lush Marku” FRI- Shkup realizoi me suskses turneun tradicional “Muhamedali Jashari” për të pestin vit me rradhë .
Pjesëmarrës në këtë turne ishin nxënës, student dhe popullata e gjërë të cilët garuan me skuadrat  e tyre.

Aktiviteti në fjalë ka karakterin garues dhe zgjati dy ditë. Në ditën e parë morën pjesë 22 skuadra nga Shkupi dhe Kumanova, dhe u luajtën 11 ndeshje kualifikuese. Në ditën e dytë të turneut u luajtën ndeshjet e mbetura si dhe finalja e turneut.

Me këtë rast fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i FRI- Dega Shkup z. Abdulhamid Mustafa i cili e përshëndeti këtë aktivitet ku mes tjerash theksoi “Të nderuar dashamir të sportit, sot në mesin tonë mungon buzëqeshja e vëllait Muhamedali Jashari, me shpresë që mos të ndodhin kësi lloj ngjarje të dhimbshme, FRI – Shkup përcjell mesazh domethënës me këtë turne, duke shpresuar që vazhdimisht të kemi të rinj aktiv në aktivitete sportive të këtij llojit, aktivitete të cilat do të jenë në dobi të shoqërisë”

Shpërndarjen e mirënjohjeve e bëri përgjegjësi i këtij aktiviteti z. Afrim Demiri.
Si golashënues më i mirë u shpall Jusuf Sulejmani, portieri më i mirë u shpall Visar Krivanjeva dhe lojtari më i mirë u shpall Dionis Ukshini. Në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në realizimin e këtij turneu u dha mirënjohje edhe referëve Samet Sinani dhe Metin Abdulla.

Ndarjen e trofeve për vendin e dytë dhe të tretë u bë nga kryetari i FRI- Dega Shkup z. Abdulhamid Mustafa.
Vendi i tretë i takoi skuadrës Ertan Shakiri, ndërsa vendi i dytë i takoi skuadrës Vishtica.
Ndarjen e trofeut për skuadrën më të mirë të këtij turneu e bëri babai i të ndjerit Muhamedali Jashari.
Skuadra e cila mori vendin e parë ishte Dëshmori Arben Bajrami.

Të gjitha mjetet e grumbulluara do t’u dedikohen familjeve skamnore.

IMG_5774

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button