Petkovski: S’ka kushte elementare për zgjedhje fer

Nuk ekzistojnë kushte elementare për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike më 5 qershor, deklaroi lideri i PRSD-së Tito Petkovski në takimin me shefin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve në Maqedoni, Jan Petersen, transmeton Portalb.

“Kanë mbetur të pazgjidhura problemet me pastrimin e Listës zgjedhore, partia në pushtet bllokoi tentimet për reforma në media me qëllim që të vazhdohet me keqpërdorimet për qëllime propaganduese, jemi dëshmitarë të keqpërdorimeve të institucioneve shtetërore dhe resurseve për qëllime partiake, respektivisht kapacitetet shtetërore janë instrumentalizuar, ndërsa Komisioni anketues në Kuvend aspak nuk funksionon. Praktikisht të gjitha detyrat që VMRO-DPMNE i mori nga Marrëveshja e Përzhinos janë krejtësisht të parealizuara”, ka theksuar Petkovski në takim me Petersen, njoftojnë nga partia./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button