Ushkovski mund të dënohet me burg për rritjen e rrogave të gjykatësve përpara zgjedhjeve

Rritja e rrogave përpara zgjedhjeve për gjykatësit, prokurorët dhe shërbimin profesional të Prokurorisë është vepër penale për të cilën është e paraparë dënim me burg nga më së paku 5 vet për atë që e a kryer veprën. Sipas Kodit Penal, me të njëjtin dënim mund të përballet edhe ai që e ka mundësuar kryerjen e  kësaj vepre përpara zgjedhjeve, shkruan SDK.

Kryetari i Këshillit të Gjykatës Branko Ushkovski, pak përpara se t’i mbarojë mandati gjashtëvjeçar dhe ta lëshojë funksionin më 18 prill, ka propozuar që t’u rritet rrogat gjykatësve për 35%, transmeton Portalb.

Në këtë kërkesë ai kërkon që krerët e gjykatave kjo rritje të vlejë në mënyrë retroaktive edhe për marsin e vitit 2016. Ushkovski thirren në ndryshimet e ligjit për rrogat e gjykatësve i cili ka hir në fuqi më 31 dhjetor të vitit  të kaluar, ndërkaq Kuvendi e ka votuar vetëm një ditë përpara.

Përndryshe, gjykatësve dhe prokurorëve në Maqedoni, para zgjedhjeve u janë rritur rrogat për 35%. Kështu që rroga mesatare e gjykatësve është mbi 1.000 euro, ndërkaq tani do të arrijë deri, rreth 1.400 euro. Pak më e ulët do të jetë rroga mesatare e prokurorëve, transmeton Portalb.

Rritjen e rrogave të gjykatësve që duhet ta gjykojnë kriminalitetin e pushtetit dhe në përgjithësi të shtetit, gjykatësve administrativ të cilët duhet të vendosin për parregullsitë zgjedhore, por edhe të gjykatësve civil që gjykojnë për shpifje dhe fyerje, e ka nënshkruar kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski. Atij mandati gjashtëvjeçar në Këshill i mbaron nesër.

Vendimin e ka nënshkruar përpara disa ditëve. Vendimi për rritjen e rrogave të atyre që duhet t’i ndjekin veprat kriminale dhe organizimin kriminal në Maqedoni, pra për rritjen e rrogave të prokurorëve, e ka nënshkruar prokurori publik Marko Zvërlevski. Prokurorët tanimë kanë marrë rroga të rritura. Rritje të rrogave kanë edhe prokurorët administrativ, transmeton Portalb.

Nga Këshilli i Prokurorëve e kanë konfirmuar informatën për rritjen e rrogave në Prokurori. Dhe kanë thënë që çështja e parave nuk është nën kompetencat e tyre. Për dallim nga prokurorët dhe kolegët e tyre gjykatës, punëtorët administrativ në gjykatë kanë bërë disa ditë protesta për t’ua rritur rrogat, megjithatë nuk është bërë një gjë e tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button