“Agimi i Artë”: Të vendosen mina në kufirin me Shqipërinë

Pas kapjes së shqiptarëve në Kostur, Agimi i Artë, i kërkon qeverisë greke, bllokimin e kufirit me Shqipërinë, duke kërkuar ngritjen e kampeve, dëbimin e shqiptarëve, kthimin e ushtrisë në kufi etj. 

Në kërkesën e tyre, partia e Agimit të Artë shkon deri aty sa të kërkojë edhe vënien e minave anti-njeri në kufirin Shqipëri-Greqi.  Dega e Agimit të Artë në Kostur të Greqisë, ka bërë një letër me propozimet e saj, duke shkruar edhe për 9 kërkesat, se çfarë masash duhet të marrë qeveria greke, pasi sipas tyre, kriminelët shqiptarë e kalojnë kufirin shumë lehtë. “Për të njëqindtën herë jemi dëshmitarë të një situate të padurueshme në kufi me Shqipërinë në prefekturën e Kosturit.

Kushdo hyn dhe del në kufi pa asnjë lloj kontroll, pa asnjë vështirësi. Trafikantët shqiptarë të drogës, armëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mafiozë dhe vrasësit, bandat e organizuara, kriminelë të rrezikshëm shqiptarë të ikur nga burgu, të gjithë e kalojnë kufirin mes shteteve si me qenë në piknik. Kjo ndodh pasi nuk ka prani të ushtrisë greke dhe për shkak se policia e Kosturit dhe Follorinës ka mjete të kufizuara në dispozicion të saj për ruajtjen e kufirit. Pyesim veten se, çfarë do të ndodhë kur nga Anglia do të deportohen në Shqipëri rreth 200 të burgosur shqiptarë, të cilët ndodhen në burgjet britanike. Shumica e tyre, janë vrasës, përdhunues, mafiozë, kriminelët të rrezikshme”, thuhet në letrën e Agimit të Artë.

“Qeveria jonë e drejtuar nga kryeministri Antonis Samaras dhe ministri i Brendshëm, Nikos Dendias nuk i dëgjojnë fare klithmat e banorëve të Maqedonisë Perëndimore, që çdo ditë janë të rrezikuar nga gangsterët shqiptarë, të cilëve u rrezikohet jeta dhe prona”, shkruan partia e Agimit të Artë në Greqi. Sipas tyre, rojet e kufirit në këtë zonë kanë shumë probleme në punën e tyre.

Lista me kërkesat e Agimit të Artë

1- Kërkojmë forcimin e ushtrisë në Maqedoninë Perëndimore dhe plotësimin e saj me staf dhe njësi ushtarake.

2. Brigada e 15-të e mbetur në Kostur të kthehet dhe të bëhet divizion siç ishte edhe muaj më parë.

3. Të rihapen si kampet e grumbullimit të emigrantëve dhe ajo e rekrutimit në Argos Orestikon.

4 . Staf i plotë në të gjitha postat ushtarake në Kostur dhe Follorinë, përgjatë gjithë kufirit me Shqipërinë.

5 . Njësitë speciale të ushtrisë greke në zonat kufitare, të dislokohen në kampet e braktisura.

6 . Të shpërndahen mina në kufirin me Shqipërinë.

7 . Të gjitha njësitë e ushtrisë dhe policisë të jenë të pajisura me makina të blinduara, xhaketa antiplumb. Policia të vendosë transmetues përgjatë kufirit nga Kosturi në Follorinë në mënyrë që të bëjnë të pamundurën për hyrjen e bandave shqiptare dhe grabitësve të e kufirit të cilët janë të armatosur rëndë dhe të trajnuar sipas taktikave guerile të UÇK-së.

8 . Dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve shqiptarë, të ndalohet punësimi sezonal i shqiptarëve.

9 . Dënimin maksimal secilit prej emigrantëve të paligjshëm që kryejnë krime në Greqi. /shqiptarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button