Delegacioni i APKE-­së për vizitë parazgjedhore në Maqedoni

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Evropës (APKE), i kryesuar nga Stefan Shenah (socialist nga Austria) më 26 dhe 27 prill do të qëndrojë në Maqedoni në mision parazgjedhor, transmeton korrespondenti i MIA­s nga Strasburgu. Qëllimi i vizitës është që të bëhet vlerësimi i fushatës parazgjedhore dhe klimës politike për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të caktura për më 5 qershor.

Sipas njoftimit nga APKE­ja, delegacioni ku përveç Shenah përbëhet edhe nga gjashtë anëtarë të tjerë: Frank J.Jensen nga Norvegjia (Partitë Popullore), Erik ­ Niels Kros (Estoni­ Liberalët), Tom Pakalen (Finlandë), Andrej Hunko (Gjermani, E majta e bashkuar), Lis Kristofersen (Norvegji, Grupi socialist) dhe Valeriu Giletçi (Moldavi, Partitë Popullore) do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit dhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë.

Siç citohet, delegacioni i APKE­së ka parashikuar edhe takime me përfaqësues të partive politike që që marrin pjesë në zgjedhje, kryetarin dhe anëtarët e KSHZ­së, Prokurorin Publik, si dhe me anëtarë të korit diplomatik dhe përfaqësues të orgnizatave ndërkombëtare, shoqërive civile dhe mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button