#Protestoj, vazhdon “Revolucioni Laraman”

Lëvizja Civile #Protestoj, vazhdon sot me protestën e 12 me radhë të njohur si “Revolucioni laraman”. Si zakonisht, protesta do të fillojë në ora 18:00, me tubim përpara objektit të Prokurorisë Speciale ku do t’i jepet mbështetje këtij institucioni, ndërkaq se prej aty ku do të shkojnë, organizatorët e mbajnë të fshehtë për shkak që siç thonë ata, që policia të mos e zbulojë agjendën e tyre dhe t’i parandalojë, njofton Portalb.

Përndryshe, #Protestoj po organizon protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim.

Nga kjo lëvizje i kanë parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Lëvizja civile ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

“Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën protestuesit në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele si dhe dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev”, në shënjestër të protestuesve tanimë disa herë me radhë është edhe objekti i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq deri më tani, policia këtë objekt po e ruan mirë dhe po i parandalon protestuesit që t’i afrohen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button