Ja si ia urojnë doktoraturën të rinjtë e Manastirit Jankulloskës (FOTO)

Një grup të rinjsh nga Manastiri, sot në mëngjes nëpërmjet një aksioni gueril ia kanë uruar doktoraturën ish ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloska, transmeton Portalb.

Me një pankartë “Urime abolimin”, dy të rinj kanë hyrë në promovimin solemn të doktorëve të shkencave në Rektoratin e Universitetit të Manastirit “Shën Klimeti i Ohrit”, ku Jankulloska  solemnisht u promovua si doktorë e shkencave të Fakultetit për Siguri.

Ky akt i ka lënë pa fjalë të pranishmit në sallë. 5 minuta pas aksionit, rektori i Universitetit Sasho Kornuçovski, u ka kërkuar falje të pranishmëve.

“Kërkoj falje për incidentin. Me krenari mund të themi se çdo kandidat që ka arritur ta merr titullin “doktor i shkencave” si gradë e përgatitjes profesionale, ka kaluar nëpërmjet një procesit serioz të selektimit”, tha Kornuovski, përsëri duke kërkuar falje për incidentin.

Përndryshe, ish ministrja  e MPB-së, Jankulloska është e dyta në listë sa i përket veprave të aboluara nga vendimi i presidentit Ivanov.

Jankulloskën, më 12 prill, Ivanov e ka falur për plot 13 vepra.

Përndryshe më 13 prill, në “Gazetën Zyrtare” u publikuan emrat e të gjithë politikanëve dhe bashkëpuntorëve të tyre që janë të dyshuar për vepra penale e që presidenti Ivanov më 12 prill solli vendim që të njejtit t’i falë, njofton Portalb.

"Urime faljen"
“Urime faljen”

Listës i prinë ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, të cilin Ivanov e ka falur për 16 vepra penale, ndërkaq menjëherë pas tij është ish ministrja Jankulloska të cilën e ka falur për 13 vepra penale  presidenti. /Portalb

12992390_577297019117867_1352237948_n1 (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button