Qeveria ndan 500 mijë euro për muzikë

Rreth 500 mijë euro Qeveria në vit do ti ndajë për 200 kompozime në kuadër të projektit për të ndihmuar produksionet muzikore vendore.

Radio Televizioni Maqedonas ka bërë thirrje publike për një Komision 5-6 anëtarësh i cili do të vendosë pas konkursit për subvencionime i cili do të shpallet nga fillimi i janarit të vitit 2014.

“Të drejtë për pjesëmarrje do të kenë autorët e muzikës, teksteve dhe aranzhmaneve të cilët deri më tani kanë krijuar më së paku 20 kompozime, këngëtar me më së paku 10 këngë, producent (audio) me më pakë se dy albume, producent (video) me më së paku 20 videoklipe dhe redaktorë muzikorë me përvojë pune më së paku 5 vjet” deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Konkursi do të jetë i hapur nga pjesa e parë e muajit janar ndërsa do të zgjasë 30 deri 45 ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button