Shkupi me më shumë persona të sëmurë nga virusi HIV/SIDA

Në prag të 1 dhjetorit, ditës ndërkombëtare të luftës kundër kësaj sëmundje, institucionet shëndetësore në Maqedoni kanë njoftuar se janë 194 persona të infektuar nga virusi HIV, 25 nga te cilet janë diagnostikuar gjatë vitit të fundit.

Është ky numri më i madh i të infektuarve deri më tani brenda një viti.

Sipas të dhënave të prezantuara, numri më i madh i të infektuarve nga HIV/SIDA jetojne në Shkup, ku jane regjistruar gjithsej 18 persona të prekur, kurse të tjerët jetojnë në Kumanovë, Strugë, Tetovë, Ohër, Shtip dhe qytete tjera. 

“Prej vitit 1987 kur për herë të parë është diagnostikuar kjo sëmundje ne Maqedoni, ky është numri më i madh i personave të infektuar nga HIV brenda një viti”- deklaroi Zvonko Milenkoviq nga Klinika infektive në Shkup.

Edhe pse bëhet fjalë për sëmundje të pashërueshme, mjekët thonë se me terapi të rregullt pacientët e infektuar mund ta vazhdojne jetën e tyre.

“Vdekshmëria zvogëlohet prej viti në vit. Prej vitit 1989 deri ën vitin 2004, kane humbur jeten 47 nga 55 persona të prekur nga HIV/SIDA. Ndërsa në 5 vitet e fundit kanë vdekur 24 nga 88 persona të sëmurë”- thotë përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë, Jovanka Kostovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button