Të burgosurat në burgun e Idrizovës fillojnë me grevë urie

Më shumë se 100 të burgosura në burgun e Idrizovës, kërkesat për falje të cilave u refuzuan nga presidenti Gjorge Ivanov, sot fillojnë me grevë urie, njofton Portalb.

Ditë më parë, gratë e burgosura nëpërmjet letrës e kanë rikujtuar presidentin Ivanov se ai është president për të gjithë njëlloj, por edhe i bënë thirrje që ai ta vizitojë burgun në të cilën ata jetojnë.

Në një letër të dërguar në burgun e Idrizovës, presidenti ivanov u shpjegon se faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre e ka sjellë për të mirën e qytetarëve dhe ka qenë garanci se deri në ditën e zgjedhjeve partitë dhe përkrahësit e tyre nuk do të ndikojnë në procesin zgjedhor.

Në fund të letrës, Ivanov, u rekomandon grave të burgosura që ë kërkojnë falje nëpërmes gjykatave.

Përndryshe, si pasojë e vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, për faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim, shteti ka hyrë në krizë edhe më të thellë politike. /Portalb

pismo_od_ivanov1-670x449

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button