Prej sot sërish shqyrtim publik i Listës Zgjedhore

Në internet faqen e Komisionit shtetëror zgjedhor, prej sot sërish do të publikohet Lista Zgjedhore dhe qytetarët në 15 ditët e ardhshme do të kenë edhe një mundësi për t’i kontrolluar të dhënat personale dhe t’i paraqesin parregullsitë eventuale.

Lista Zgjedhore do të shpërndahet edhe në 34 njësitë rajonale të KSHZ, ku po ashtu mund të bëhet shqyrtimi.

Pastrimi dhe përditësimi i të dhënave nga Lista Zgjedhore vazhdon edhe më tej, ndërsa i tërë procesi duhet të përfundojë më 26 maj. Më 14 maj, lista do tu dorëzohet edhe partive politike të cilët deri më 19 maj duhet ti dërgojnë vërejtjet e tyre. Më 26 maj duhet të mbyllet Lista Zgjedhore. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e caktuara më 5 qershor, duhet të fillojë më 16 maj.

Nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, shtetit, respektivisht qytetarëve do tu kushtojnë 7,5 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button