Rama: “Qemal Stafa” monument vulgariteti, degradimi dhe pisllëku

Sa i takon akuzave të opozitës për projektin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, kryeministri Rama vijon debatin në rrjetin social Facebook. Projekti akuzohet nga opozita si klientelist dhe korruptiv, për shkak të kullës që është planifikuar të ndërtohet në një nga këndet e stadiumit, ku parashikohet që do të ndërtohen zyra.

“A ishte Wembley i vjeter nje monument kulture?

Jo vetem ishte nje perle e trashegimise kulturore, po edhe nje monument i historise se futbollit boteror, jo thjesht anglez. E megjithate erdhi koha qe te shembej per t’ia lene vendin Wembley-it te ri, sepse ashtu siç ishte, produktivitetin e kishte minimal ndersa kostot e mbajtjes se tij ne jete ishin te jashtezakonshme.

Sot Wembley i ri, i ngritur ne te njejtin truall, eshte nje stadium ultramodern i gjenerates se fundit qe ofron kushte fantastike jo vetem per futbollin, po edhe sherbime, argetim, relaks per publikun, gjate gjithe diteve te javes.

Po “Qemal Stafa”?!

I cilesuar monument kulture vetem per shkak te fasades se tribunes qendrore, nderkohe qe gjithçka ka ne pjesen tjeter eshte monument vulgariteti, degradimi, pislleku, “Qemal Stafa” nuk permbush as kushtet minimale per diten e futbollit, lere pastaj per te shtate ditet e javes.

Pozicioni i tij ne zemer te kryeqytetit eshte fantastik, nje shans vertet historik qe ta kemi stadiumin e ri kombetar ne qender e jo jashte qytetit.

Dhe te kemi nje hapesire te re jete urbane dite e nate gjate gjithe javes, aty ku sot kemi nje zone te vdekur gjate dites e te erret gjate nates, e cila ndriçohet vetem dy here ne vit nga derby Partizani- Tirona! Kosto e paimagjinueshme per te ruajtur nje fasade qe sado e bukur, nuk mund te justifikoje tere ate boshllek pa jete ne mes te Tirones”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button