Shkëndija një hap larg titullit

Nuk ka arritur të bëjë asgjë më shumë Shkëndija në duelin e dytë me Vardarin, ku këta të fundit kanë fituar me rezultat minimal me golin e dyshimtë që rezulton të sihte nga pozita jashtë loje e JAsir Asanit. Por të kota do të jenë të gjitha vlerësimet, pasi diferenca në pesë pikë është kthyer përsëri dhe tani edhe Shkëndija është skuadër që ka shijuar disfatën. Edhe pse matematikisht ka shanse që të fitohet titulli, por në teori do të jetë shumë e vështirë, duke marrë parasysh se me cilat ekipe do të takohet Vardari, nuk ka ndonjë kundërshtarë të denjë që do ti ndalë kampionët në fuqi drejt titullit të dhjetë.

Edhe pse Shkëndija dominoi me lojë dhe raste, ishte i mjaftueshëm goli i Asanit në minutën e tetë, ku nëkëtë pjesë kuqezinjtë nga Tetova u dukën si të përgjumur.

Shkupi kishte rastin që të fitojë në Koçani kundër Bregallnicës, por në fund pranoi dy gola në minutat e fundit të ndeshjes, që në bazë të rezultatit duket se nikoqirët kanë dominuar. Florent Osmani dhe Husein Demiri, në këtë ndeshje të realizonin vetëm nga një rast, sigurisht se gjërat do të shkonin ndryshe. Portieri dhe kapiteni Suat Zendeli mbrojti një penalti, ndërsa kur Shkupi ishte në disavantazh me rezultat 1:0, doli para portës që të tentojë nga rivënia nga këndi të bëjë diç me kokë. Topi dëbohet shpejt përpara nga mbrojtja e Bregallnicës, kur Ristovski për herë të dytë shënoi në portën e Shkupit.

Renova dhe Turnova që po luftojnë për pozitën e shtatë kanë nxjerrë vetëm barazim pa gola.

Në duelin e atyre që nga viti i ardhshëm garojnë në Ligën e Dytë, Mlladost si nikoqire e mundi Metalurgun 2:0. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button