Kosova, në agjendën e FIFA-s më 5 dhjetor

Fati i futbollit të Kosovës, do të diskutohet në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që do të mbahet më 5 dhjetor në Brazil, transmeton KTV.

Shtëpia botërore e futbollit e ka publikuar agjendën zyrtare të takimit dhe në të figuron edhe Kosova. Për Kosovën do të diskutohet nën pikën 12, tek ajo që quhet “çështje sportive të natyrës politike”. Aty përfshihen edhe diskutime për Qipron, për situatën Izrael – Palestinë dhe Togon.

Federata e Futbollit të Serbisë i kërkoi sot FIFA-s që ta heqë Kosovën nga rendi i ditës, por duket se kjo është injoruar nga ky institucion. Serbia mohoi se ka dhënë pëlqimin për zhvillimin e ndeshjeve miqësore për Kombëtaren e Kosovës. FFK-ja ka thënë disa herë se do të luajë me të gjitha elementet e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button