Zeqiri: Koha për emra të ri në listat për deputet

Qytetarët në zgjedhjet e ardhshme duhet të kundërshtojnë përzgjedhjen e vazhdueshme të të njëjtëve persona për deputetë. Kështu mendon ish deputeti Izet Zeqiri, sipas të cilit, deri tani në politikë, zakonisht janë avancuar vetëm më të besuarit e liderit, raporton Alsat-M.

“Deri tani në zgjedhjen e deputetëve ka peshuar besnikëria dhe servilizmi ndaj liderit të partisë. Besnikët dhe servilët kanë qenë të avancuar në partitë tona shqiptare dhe jo njerëzit që kanë qenë profesionistë të përgatitur dhe njerëz që kanë pas përgjegjësi ndaj votuesve. Mendoj se qytetarët duhet t’i thonë jo riciklimit konstant të pothuajse të njëjtave figura në skenën politike por duhet t’u jepet hapësirë, njerëzve të ri, cilësor, profesionistë të ri por jo edhe pa përvojë, që ata të marrin barrën dhe të përfaqësojnë interesin e qytetarëve në parlament”, tha Izet Zeqiri, ish deputet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button