Hamas nuk mbështet nismën franceze për mbajtjen e konferencës së paqes

Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas ka porositur se nuk do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të paqes e cila në Francë është paralajmëruar për më 30 maj me qëllim të rivendosjes së dialogut në procesin e zgjidhjes së konfliktit disa dekadësh izraelito-palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

“Idenë e mbajtjes së një konference të tillë e konsiderojmë humbje kohe meqë ajo do të ishte në dobi vetëm të pushtetit të Izraelit i cili çdo ditë vazhdon të shkelë të drejtat themelore të njeriut ndaj palestinezëve”, deklaroi për Anadolu Agency zëdhënësi i Hamas-it, Sami Abu Zuhri.

Abu Zuhri po ashtu, paralajmëroi se nuk duhet vazhduar praktika e marrjes së vendimeve që edhe më tej thellojnë agoninë dhe privimin e të drejtave të popullit palestinez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button