LR-PDSH: Me protestën e 22 prillit treguam se këtu ekziston edhe kauza shqiptare

Lëvizja për reforma në PDSH ka falënderuar gjithë pjesëmarrësit në protestën e 22 prillit, transmeton Portalb.

“Konsiderojmë se protesta “Ndal” e 22 prillit ishte nga më të suksesshmet në Maqedoni, të organizuata nga subjekte dhe organizata shqiptare. Kjo për disa arësye; Së pari ne së bashku bëmë thyerjen e imazhit se në këtë shtet ekzistoka vetëm publikja maqedonase, pra partikularja maqedonase apo thënë shqip kauza maqedonase. Në këtë shtet nuk ka vetëm kauza anti establishment, por edhe veprimtari për dinjitet, drejtësi dhe barazi të plotë, çështje për partikularen shqiptare. Së dyti, arritëm të tregojmë se, çështjet teknike, civile, siç mundohen t’i proklamojnë janë para së gjithash politike, ku shqiptarët duhet të luajnë rolin e tyre determinant.Në këtë shtet nuk ka vetëm reagim civil, por edhe çështje politike thelbësore, pra si pasojë kushtetuese dhe sistemore. Duam zgjidhje sistemore të garantuar. Nuk duam thjesht ndërrimin e individëve në krye të shtetit. Vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë se cilido qoftë subjekt politik që nuk i përmbahet kontratës me popullin do të përballet me zemërimin e tij, me protesta masive dhe determinante”, thonë nga LR-PDSH.

Nga aty vlerësojnë se protesta e 22 Prillit do të mbahet mend gjatë, për mbështetjen dhe nisjen e një drejtimi të ri për shqiptarët në Maqedoni.

“E gjithë bota e qytetëruar, nën rreshtat dhe pamjet e medias europiane dhe amerikane perceptoi me zë dhe figurë se shqiptarët në Maqedoni bashke me rrëzimin e Gruevskit, Ivanovit dhe Ahmetit duan një kontratë më të madhe, një shtet binacional. Të vetmit që e sulmojnë këtë duke dhënë shifra false janë Russian tv dhe portalet proruse në Maqedoni”, përfundojnë nga aty./Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button