Kreshnik Spahiu, e quan Ramën trap i Tiranës

Aleanca Kuqezi hapi sot fushatën e saj “për një shtet me duar të pastra”, ndërsa gjatë eventit 200 juristë iu bashkuan aleancës së kryesuar nga Kreshnik Spahiu.

Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu iu përgjigj kryeministrit Rama për deklaratat e tij ndaj kandidatin republikan në primaret presidenciale, Donald Trump, që është cilësuar nga kreu i qeverisë si fatkeqësi për SHBA-të.

Spahiu i kërkoi falje Trumpit për deklaratat e Ramës dhe e ftoi atë që të investonte në Shqipëri. Duke folur për garën presidenciale, Spahiu tha se të paktën në SHBA bëhet garë dhe votat numërohen.

I kërkojmë faljë SHBA-ve që ky njeri në emër të të gjthë shqiptarëve shkon dhe ofendon kandidatim në dinjitoz të historisë së biznesit amerikan dhe botëror. Prandaj në dalim këtu dhe kërkojmë ndjesë, pavarësisht se fyerjen nuk e bëmë ne por kryeministri jonë. Ne e ftojmë Donald Trump të vitë të investojë në Shqipëri, të japë edhe këtu modelin më dinjitoz amerikan, modelin Trump.

Pavarësisht nëse fiton Klinton ose Trump, atje fitojnë qytetarët, pavarësisht se cili është rezultati përfundimtar, atje fiton e drejta e votës. Ndërsa këtu, populli voton dhe “trapi” i Tiranës numëron. Pse duhet të zgjedhim modelin e trapit të Tiranës, përballë Trumpit”, tha Spahiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button