Stipe Mesiq: Nuk ka Evropë pa Ballkanin perëndimor

Ish-kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq ka thënë se procesi i bashkimit të Evropës nuk mund të jetë i përfunduar nëse nuk përfshinë edhe vendet e Ballkanit perëndimor.

“Bashkimi i Evropës nuk është vetëm dëshira jonë, por edhe e ardhmja jonë”, ka thënë Mesiq në takimin “Me bashkëpunim deri te përparimi”, i cili po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Ai ka pohuar se në çdo aspekt, tepër shumë, është investuar në projektin e bashkimit të Evropës në mënyrë që ai tani të vihet në pikëpyetje, raportojnë mediat malazeze.

“Ndalja e zgjerimit të BE-së do të vënte në pikëpyetje krejt projektin dhe konceptin e tij”, ka thënë Mesiq.

Ai konsideron që shtetet e Ballkanit perëndimor duhet të jenë aleat dhe jo rival në rrugën evropiane.

“A jemi rival, kundërshtar apo aleat? Përgjigja ime është e qartë – ne jemi dhe duhet gjithsesi të jemi aleat”, ka thënë Mesiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button