Flamuri i Kosovës në Rusi, Kuka: Kërkesë e Vladimir Putin

Trajneri i Kosovës në xhudo Driton Kuka sapo ka zbritur në aeroportin “Adem Jashari” në prishtionë ka thënë se flamuri Kosovës në Kazan të Rusisë u ngrit me urdhër të Vladimir Putin.

Gjatë konferencës për media pas mbërritjes në Aeroportin “Adem Jashari” në Kosovë, ai tha se në takimin e kryetarit kosovar të xhudos me atë evropian, i është komunikuar presidentit rus se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë nuk po e lejon shpalosjen e flamurit të Kosovës.

“Por, më vonë, në ndërkohë, flamuri i Kosovës u vendos, pasi Putini kishte thënë se nëse nuk bëhet kjo, atëherë do të vijë ta vendosë personalisht”, tha Kuka.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kampionatin europian të xhudos, që u zhvillua në Rusi, transmeton Albeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button