Kosovarët të dytët pas gjermanëve, në marrjen e pasaportës zvicerane

Gjatë vitit 2015 në Kantonin Aargau ka pasur rritje të madhe të numrit të të huajve që kanë fituar shtetësinë zvicerane. Bëhet fjalë për një shtim prej 77.5% të personave të natyralizuar në krahasim me një vit më parë. Konkretisht, autoritetet bëjnë të ditur se kanë miratuar kërkesat e 2566 të huajve për të marrë pasaportën zvicerane, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në vitin 2014 kishin qenë vetëm 1121 të huaj të natyralizuar ose 77.5% më pak.

Është interesante të shihet lista e të huajve që kanë fituar shtetësinë zvicerane në këtë kanton gjatë vitit 2015. Në krye të saj janë gjermanët me 460 pasaporta zvicerane dhe menjëherë pas tyre vijnë kosovarët, 432 prej të cilëve gjatë vitit të përmendur kanë fituar shtetësinë e Zvicrës. Me shumë më pak pasaporta zvicerane të fituara rishtas, 292 sish, në vendin e tretë vijnë italianët. Pas tyre në radhë janë turqit (246) shtetasit e Maqedonisë, që në shumicë dërmuese janë shqiptarë (116) dhe shtetasit e Serbisë (109).

Shtimi kaq i madh i kërkesave të miratuara për natyralizim nuk ka një shkaktar të vetëm dhe konkret. Ai vjen si rezultat i shumë rrethanave të ndryshme dhe në veçanti si rezultat i rritjes së theksuar të kërkesave që të huajt kanë bërë për natyralizim gjatë kësaj periudhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button