Ushqimi i shpejtë, rreziku që nuk e njihnim më parë

Përveçse jo i shëndetshëm, ushqimi i shpejtë (fast food) mund të fshehë edhe një rrezik tjetër. Ai ka të bëjë me ftalatet, substanca kimike që ndodhen në plastikën e përdorur për ambalazhin apo pirunjtë e fast-foodeve.

Alarmi vjen pas publikimit të një studimi të kryer nga universiteti “Xhorxh Uashington”, i cili ka analizuar gjendjen shëndetësore të 9 mijë personave konsumues të rregullt të ushqimit të shpejtë. Tek këta persona, niveli i ftalateve ka rezultuar 40 për qind më i lartë.

Ftalatet janë pjesë e një përzierjeje kimikatesh industriale që përdoren për ambalazhet dhe konfeksionimin e ushqimeve, shkruan shekulli. Studimet e kryera më parë kanë nxjerrë se këto substanca mund të kontaminojnë ushqimet, në mënyrë të veçantë ato të përpunuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button