Nikoliq: Kemi nevojë për BE-në, jo për NATO-n

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka thënë se edhe pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi rruga e vendit drejt Bashkimit Europian nuk do të ndryshojë, porse në aspektin ushtarak, ai ka thënë se është e rëndësishme që të vazhdohet me neutralitet.

“Unë besoj se nuk do të ketë ndryshime pas këtyre zgjedhjeve, por edhe nëse ka ndryshime në kuptimin e ndryshimit të partive në pushtet ajo nuk do të sjellë një filozofi dhe një tjetër formë të të menduarit”, ka thënë Nikoliq, njofton Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.

“Serbia duhet të bëhet anëtare e BE-së, dhe ne e duam këtë. Por Serbia nuk ka nevojë për anëtarësimi në NATO, ashtu siç NATO në Serbi nuk është e nevojshme”.

Presidenti theksoi se vendi ka nevojë për bashkëpunim me vendet e tjera dhe për këtë arsye insiston shumë në neutralitetin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button