Tragjedia siriane, jo pak por 400 000 viktima!

Numri i të vrarëve gjatë luftës më shumë se 5 vjeçare në Siri është 400 000 njerëz.

Të dhënat i bën me dije i dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura. Ai deklaroi se numri i viktimave nuk është një statistikë zyrtare e OKB-së.

Staffan de Mistura deklaroi se dy vite më parë, numri i të vrarëve ishte 250 mijë njerëz. “E pra dy vite më parë, ishin dy vite më parë!”, tha ai, duke shtuar se statistikat zyrtare janë të vështira për t’u mbajtur për shkak të luftës.

Megjithëse është nënshkruar një armëpushim, situata atje vazhdon të jetë e tensionuar.

Të paktën 13 persona humbën jetën në një fshat në lindje të Damaskut të shtunën nga sulmet e forcave qeveritare.

Ndërkohë, sulmet ajrore dhe bombat lanë disa të vdekur dhe të plagosur në një zonë të quajtur Bab al-Tariq në Homs, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button