Kerry: Nuk ka pengesa që bankat e huaja të bashkëpunojnë me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pas takimit me ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif në New York, ka thënë se duke pasur parasysh se janë hequr sanksionet ndaj Iranit, nuk ka asnjë pengesë për të bërë biznes me këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry dhe Zarif u takuan në New York, dhe ky është takimi i tyre i dytë në shtatë ditët e fundit. Tema e diskutimit ishte zbatimi i marrëveshjes bërthamore.

Diplomati amerikan Kerry pas takimit në një deklaratë për shtyp tha se duke pasur parasyshë së me planin e përbashkët të veprimit (JCPOA) janë hequr sanksionet ndaj Iranit, nuk ka asnjë pengesë për të bërë biznes me këtë vend.

“Siç kemi premtuar, Iranit i janë hequr sanksionet që ishin të lidhura me programin bërthamor. Tani bankat e huaja kanë mundësi të re që të bëjnë biznes me Iranin”, tha Kerry.

Ai shtoi se ato banka dhe kompani që kanë ndonjë dyshim mund të konsultohen me Departamentin amerikan të Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button