Shkup, edhe një ditë e qetë e revolucionit laraman (FOTO)

21.15 – Mbaroi protesta e 11 me rradhë.

19:56 – Protestuesit kanë realizuar aksionin e quajtur “Revolucion laraman” duke gjuajtur me ngjyrë luanët e vendosur para urës “Goce Dellçev”, dhe janë stacionuar para Qeverisë së Maqedonisë.

13084124_516522525198748_584544403_n

19:28 – Në këto momente siç mësohet nga terreni policia ka formuar kordon policor para urës “Goce Dellçev”, kështu duke bllokuar protestuesit që të lëvizin drejt Gjykatës Kushtetuese.

policijaprotest (3)

Lëvizja Civile #Protestoj, vazhdon sot me protestën e 11 me radhë të njohura në popull si “Revolucion laraman”. Protestuesit janë mbledhur përpara Prokurorisë Speciale ku do t’i jepet mbështetje, ndërkaq pastaj prej atje nga ura “Goce Dellçev”, do të shkohet përpara objektit të Gjykatës Kushtetuese, njofton Portalb.

Në protestë nuk merr pjesë LSDM e cila bëri thirrje për pushim dy ditor për vikend.

Protesta në Shkup 23.04.16

Protesta në Shkup 23.04.16
Protesta në Shkup 23.04.16
Protesta në Shkup 23.04.16
Protesta në Shkup 23.04.16

Protesta në Shkup 23.04.16

Përndryshe, #Protestoj po organizon protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim.

Nga kjo lëvizje i kanë parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Lëvizja civile ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë.

“Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën protestuesit në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ndërkaq sonte pritet që kësaj liste t’i bashkëngjitet edhe Gjykata Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button