Organizohet panair mjalti në nënrajonin e malit Sharr

Instituti për zhvillim të bashkësisë (IZHB) ka organizuar në Jegunovcë panairin e parë të malit Sharr për mjaltë dhe prodhime bletarie.

Në këtë panair u prezantuan prodhimet e rreth 15 bletarëve të rajonit të malit Sharr, por edhe mysafirë nga Kërçova, Kumanova, dhe vendet tjera.

Në këtë aktivitet, u mbajt edhe një tribunë me përfaqësues nga Kosova, kushtuar zhvillimit rural dhe bashkëpunimit ndërkufitarë. Nënqielli i malit Sharr ofron kushte të volitshme për prodhimin e mjaltit organik dhe prodhimeve tjera të bletëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button