Ana politike e medaljes së Majlindës

Serbët kanë reaguar plot mllef për suksesin e Majlinda Kelmendit në Evropianin që po mbahet në Kazan të Rusisë. Por më shumë se për këtë medalje me shkëlqim ari, atyre iu dhemb ajo që pasoi pas garës.

Mediat serbe e kanë quajtur “thikë pas shpine” nga “vëllezërit e tyre rusë” lejimin e shfaqjes së flamurit të Kosovës dhe intonimin e himnit të saj në Rusi me rastin e ndarjes së medaljes për kampionen e re evropiane – Kelmendin, shkruan Koha Ditore.

Për më tepër, serbët, raportojnë mediat, nuk e kishin pritur që Garda ceremoniale e Rusisë të ngrinte lart flamurin e Kosovës dhe ta nderonte atë gjatë intonimit të himnit, meqë deri në çastet e fundit ishte paralajmëruar nga rusët se xhudistët nga Kosova mund të paraqiten në garë vetëm me simbole të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF). Por gjërat ndryshuan pak pa nisur gara.

“Vëllezërit na e kanë ngulur thikën pas shpine: ushtarët nderuan flamurin e Kosovës së Thaçit”, ka shkruar “Kurir” për të vazhduar: “Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve gjatë intonimit të himnit të Kosovës së Thaçit, ushtarët rusë bënë përshëndetjen ushtarake

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button