Victoria’s Secret nuk do të shesë më rroba banje! Ja aryseja

Victoria’s Secret është pothuajse aq e njohur për rrobat e saj të banjës sa dhe për veshjet intime. Në dy vitet e fundit, firma ka prodhuar një edicion special televiziv për CBS për të prezantuar koleksionin e saj. E megjithatë e gjitha kjo epokë, ka përfunduar tashmë. Sipas BuzzFeed News, Victoria’s Secret nuk do të shesë më rroba banje pas këtij viti, duke e zëvendësuar një pjesë të mirë të hapësirës në dyqanet e saj me veshje sportive.

Kompania mëmë e Victoria’s Secret, L Brands ka thënë vitin e kaluar që rrobat e banjës gjeneronin afërsisht 500 milionë $ për markën, çdo vit, por ishin shitur më pak seç pritej gushtin e kaluar.

Les Wexner, CEO i L Brands, ka thënë në një deklaratë në fillim të muajit që kompania po “i bënte këto ndryshime për të shpejtuar rritjen tonë dhe për të forcuar biznesin për të ardhmen duke ngushtuar fokusin dhe thjeshtuar modelin tonë të operimit.” Mirë, duhet të kesh studiuar pak Marketing për ta kuptuar saktë.

Victoria’s Secret gjithashtu ka thënë në fillim të muajit që ata nuk do të realizojnë më albumet e tyre të njohura dhe do të riorganizojnë biznesin në tre sektorë: Victoria’s Secret lingerie, Victoria’s Secret beauty dhe Pink.

Një përfaqësues nga Victoria’s Secret nuk dha koment kur u pyet për të konfirmuar lajmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button