Pse njerëzit janë dhënë mbas plaçkitjes?

Miq të dashur, Shkaqet e varfërisë janë të njëjta kudo. Nëse shteti nuk ka administratë të mirë, nëse nuk lufton korrupsionin, nëse nuk ka sistem të plotë juridik i cili mbron të drejtat e njeriut, të drejtat e pronësisë dhe marrëveshjet, zhvillimi i atij shteti është i rrënuar dhe nuk mund të zgjasë së ekzistuari si shtet. Secili korrupsion është mashtrim,rrenë e cila i sakrifikon të mirat publike ose interesat publike në dobi të diçkaje më të ulët. Korrupsioni jo vetëm që e çon shoqërinë në drejtim të gabueshëm por gjithashtu harxhon legjitimitetin e pushtetit, mbështetë llojin e gabuar të udhëheqjes publike dhe paraqet shembull të keq për gjeneratat e ardhshme. Miq të dashur, për ata që mendojnë se pse njerëzit janë dhënë mbas plaçkitjes dhe veseve të ngjashme, po jua kujtojë me një thënie të Nikola Makiavelit me të cilin e përmbyllë këtë pasazh timin ;

* * * ,,Ata të cilët flasin se njerëzit e sotëm janë dhënë mbas plaçkitjes dhe veseve të ngjashme duhet të kuptojnë që kjo ka ndodhur për shkak se njerëzit kanë marrë shembull nga sunduesit e vet,, . * * *

Ky pasazh ka të bëjë edhe për Maqedoninë si shtet dhe shoqëri ku ish kryeministri, disa ish ministra dhe ministra aktual, shumë kryetarë komunash dhe udhëheqës tjerë të zyrave të larta publike të vendit ,fatkeqësisht janë marrë shembull nga njerëzit që janë dhënë mbas plaçkitjes dhe veseve të ngjashme të abuzimeve. Sot jetohet me kod tjetër mental, për ta deformuar shoqërinë në skajshmëri, fundja pse të jetë një qytetarë lojal ndaj taksave të shtetit kur kryeministri është mashtrues, pse të jetë lojal qytetari ndaj pushtetit lokal kurë i pari i komunës është hajdut dhe pse të jetë lojal qytetari ndaj sistemit kurrë atë po e rrënojnë të parët e vendit. Pra një shtet me sistem juridik plotësisht të ruinuar, mund të prodhojë mentalitet të frustruar tek qytetarët, ndërsa pa funksionim të drejtësisë shoqëria mund të prodhojë pushtetarë hajdutë të cilët edhe pa pushtetin do të sillen si kopukë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button