Kostoja e ndarjes së bashkëqytetarëve në protestues dhe kundër-protestues (VIDEO)

Në Maqedoni një grup qytetarësh të drejtën për të protestuar e shfrytëzon për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes në vend. Ndërkohë që grupi tjetër të drejtën në fjalë e shfrytëzon për ta shprehur pakënaqësinë ndaj pakënaqësisë së grupit të parë, respektivisht të shpreh mbështetje për udhëheqësit aktual të pushtetit shtetëror. Historikisht rrallë ka ndodhur që në të njëjtin vend, njëkohësisht të takohet grupi protestues me atë kundër-protestues. Por në raste të tilla konflikti i interesave dhe armiqësia ideale shndërrohet në konflikt verbal e fizik për “T’i qeruar hesapet”. Portalb ju kujton dy raste të tilla:

Serbi, 1996

Protestat dhe kundër-protestat karakterizuan Serbinë, në kohën kur në pushtet qe Millosheviçi me Partinë Socialiste të Serbisë. Studentët dhe opozitarët kishin protestuar për 34 ditë, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale. Por më 24 dhjetor u zhvilluan 3 demonstrata: marshi protestues i 40,000 studentëve, protesta opozitare e  koalicionit të a.q. ‘Zajedno’ (300,000 njerëz) dhe kundër-protesta, e a.q. ‘Nasa Borba’ (sipas disa të dhënave 60,000 serbë të moshuar bashkë me milicët, e sipas disa të dhënave tjera 500,000 serbë nga të gjitha qytetet tjera arritën në Beograd me autobusë, në mbrojtje të presidentit të atëhershëm socialist).

Studentët dhe opozitarët protestues disa herë u zmbrapsën dhe u ulën në rrugë, për të treguar se nuk donin dhunë. Megjithatë konflikti verbal mes tyre dhe kundër-protestuesve mbaroi në konflikt fizik. Më vonë policia arriti ta detyrojë turmën e protestuesve të largohet, ndërsa përdori gaz lot-sjellës dhe ushtroi edhe më shumë dhunë ndaj të mbeturve. Aty aktivisti opozitar, Predrag Starčević u rrah për vdekje dhe shumë të tjerë (nga të dy palët) u plagosën rëndë. Shiko videon e mëposhtme:

Hong Kong, 2014

‘Revolucioni Ombrellë’ ishte një seri e protestave, e cila zgjati që nga 26 shtatori deri më 15 dhjetor, të vitit 2014 në Hong Kong. Në çdo kohë mbi 100,000 protestues të ulur nëpër rrugë kërkonin zgjedhje të drejtpërdrejta të kryetarit të vendit dhe anulimit të vendimit që Komiteti Zgjedhor t’i paraqiste 2-3 kandidatët, të cilët pastaj do t’i votojë populli.

Protestuesit nuk u tërhoqën edhe pas taktikave të ndryshme të policisë, si: përdorimi i gazit lotsjellës. Ata kishin okupuar udhëkryqet më të frekuentuara dhe kishin bllokuar komunikacionin, gjë e cila ndikoi në formimin e grupit kundër-protestues. Më 4 tetor ky grup marshoi në mbrojtje të policisë, respektivisht të qeverisë aktuale dhe me arsyetimin se ky okupim ishte ilegal shprehu mbështetje që policia t’i përdorte armët. U plagosën 518 persona dhe afërsisht 1000 persona u arrestuan nga policia. Shiko videon më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button