Reali ka vënë në shitje Ronaldon, por askush nuk dëshiron ta blejë

Gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague, ka pohuar se Real Madridi gjatë tërë sezonit ka tentuar të shesë Cristiano Ronaldon, por asnjë klub i kontaktuar nga spanjollët nuk ka dëshiruar ta blejë.

31-vjeçari, i cili po rikuperohet nga një lëndim, ka realizuar 47 gola në 44 paraqitje për Real Madridin këtë sezon dhe 360 në 344 paraqitjet në total që prej transferimit të tij në Spanjë gjatë vitit 2009.

Në muajt e fundit është përfolur shumë për të ardhmen e tij në Bernabeu, derisa të enjten ishte raportuar se Ronaldo është i gatshëm të vazhdojë kontratën edhe për dy vjet tjera me klubin e Madridit.

Balague ka pohuar se Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit i është ofruar mundësia për transferimin e portugezit, por asnjëra prej klubeve nuk ka shprehur dëshirë ta blejë.

“Real Madridi gjatë tërë sezonit ka tentuar të gjejë një klub që do ta blinte atë. Ronaldo është kënaqur me idenë, por asnjë klub, as Manchester Unitedi, nuk ka shprehur interesim. As PSG-ja që është takuar pesë herë me lojtarin. Klubet konsiderojnë se është shumë i shtrenjtë për të bërë ofertë për të”, ka thënë Balague për Sky Sports.

“Pra, Realit, me dënimin e FIFA-s, ka dy opsione. Ose duhet ta shesin lirë, ose t’ia vazhdojnë kontratën. Reali i ka ofruar dy vjet, por ai dëshiron tri. Unë e shoh se fizikisht është pjekur, por ende është golashënues i mirë. Problemi i vetëm është nëse ai ndikon te vendimet e lojtarëve tjerë”, ka thënë veç të tjerash gazetari Balague.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button