“Evropa duhet të jetë e gatshme që t’i dënojë liderët e Maqedonisë”

Ish ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere pas vendimit skandaloz për faljen e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre nga presidenti Gjorge Ivanov, ai ka shkruar se, BE dhe SHBA, patjetër duhet të tregojnë se janë të gatshëm që t’i sanksionojnë liderët në vend, sepse nuk i plotësuan premtimet e tyre, transmeton Portalb.

Ja çfarë shkruan:

Sllogani i Qeverisë së Maqedonisë për thithjen e investimeve e të huaja, që transmetohet në ekranet televizive në mbarë botën, ka tërhequr një slogan “Investoni në Maqedoni – biznes parajsa e re në Evropë”, megjithatë pas vendimit, të Ivanovit, slogani do të kishte qenë më i mirë “Investoni në Maqedoni – parajsa e re për kriminalitet në Evropë”.

Ky vendim i ka bërë dëm të jashtëzakonshëm Maqedonisë, ndërkaq e ka humbur edhe atë pak të drejtë që e ka pasur. Vlerësimet se partia në pushtet nuk e ka ditur për qëllimin e presidentit janë të boshatisura.

Edhe pse presidenti e ka mbrojtur vendimin, duke thënë që është në të mirë të qytetarëve që partitë politike të qetësohen, është shumë e qartë se motivimi kryesor është që të shkatërrohet Prokuroria Speciale Publike, e cila është bërë mu për atë qëllim, që të hetojë të gjithë ata që kanë bërë kriminalitet.

Ajo që presidenti Ivanov refuzon ta tërheqë vendimin, edhe një herë e demonstron sjelljen e tij arrogante, por edhe sjelljen e partisë në pushtet e cila i injoron bazat e procesit të drejtë. Pasi që vendimi i tij, e ka fyer shenjtërinë e tij, ai duhet ta “dorëzojë vulën e tij” dhe të jep dorëheqje. Në një proces normal demokratik, ky vendim do të ishte për impiçment.

Përderisa vendi po fundoset, BE, duhet patjetër të merr qëndrim më të fortë dhe ta detyrojë partinë në pushtet të mbajë përgjegjësi.

Kolumnën e plotë në gjuhën maqedonase mund ta lexoni këtu: Ervan Fuere, BIRN

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button