Me Çavkovin apo Oliverin? – dy pushtete në MPB, policët të hutuar dhe të ndarë

Drejtori i DSK-së, kryeshefi i Sektorit për Krim të Organizuar në Shkup dhe kryeshefat e SPB Shtip dhe Strumicë, nga dje punojnë kundër urdhrave të ministrit Oliver Spasovski.

Kaos, puç, çrregullim… Këto janë fjalët me të cilët shprehen të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pasi që katër udhëheqës të pozicioneve të rëndësishme nga dje janë “rebeluar” dhe zbatojnë urdhra vetëm nga zëvendësministri plotësues, Mitko Çavkov, ndërkaq i injorojnë ata të ministrit Oliver Spasovski, transmeton Portalb.

“Nuk e dimë nëse janë të detyruar, por është fakt se këta katër, veprojnë ashtu siç do t’u urdhërojë zv/ministri plotësues, Mitko Çavkov. Tanimë nuk ka asnjë rregull. Çfarë hierarkie, çfarë rregulla? Mbizotëron plotësisht kaosi. Gjendjet janë shumë të tensionuara dhe më shumë se të rrezikshme”, komentojnë të punësuarit në MPB, të cilët dje nuk kanë mundur të kenë qasje në vendet e tyre të punës. I kanë pritur dyert me brava të reja, pasi që paraprakisht në zyrat e tyre kanë hyrë me dhunë të emëruarit e ri të zv/ministrit Çavkov, me qëllim që të largohen ata që janë vendosur me vendim të ministrit Spasovski. Përveç kësaj, me urdhër të Çavkovit, një pjese të punësuarve u janë bllokuar edhe kartelat që të mos munden të hyjnë në rrethin e MPB-së në Shkup.

Sipas burimeve të DW në MPB, ndër të parët që janë rebeluar kanë qenë drejtori i DSK-së Lupço Andonovski dhe kryeshefi i sektorit për krim të organizuar Zoran Gligorov. Urdhrat e Çavkovit janë zbatuar edhe nga SPB në Shtip dhe Strumicë, të cilët prej mbrëmë punojnë jashtë urdhrave të Spasovskit.

E gjithë kjo ka nise kur kryeministri aktual Emil Dimitriev në seancë të jashtëzakonshme shfuqizoi vendimet paraprake të ministrit Spasovski, ia mori kompetencat dhe ia ndaloi që të sjell çfarëdo vendimi- juridik, financiar dhe kadrovik, pa nënshkrimin e Çavkovit.

Sipas Spasovski vendimet kadrovike nuk mund të shfuqizohen me vendim qeveritar, sepse është jo ligjore, zbatimi i detyrave përkundër urdhrave të dhënë shkatërron funksionimin e hierarkisë në MPB dhe e treta, cdo vendim i anuluar duhet të mbulohet me vendim të ministrit, transmeton Portalb.

Megjithatë me anë të një telegrami deri të kryeshefat, Çavkov ka urdhëruar që të zbatohet vendimi i qeverisë.

Pasojat janë të dukshme dhe shqetësuese, ka komentuar ish ministri për punë të brendshme Pavle Trajanov.

“Në MPB vetëm ministri ka kompetenca kushtetuese dhe ligjore të udhëheq me këtë institucion. Këto tentime të qeverisë do të kontribuojnë në shkatërrimin e hierarkisë në MPB. Për kaosin që do ta imponojë qeveria duhet të jetë i informuar edhe publiku, që është garantues për ta penguar kaosin me pasoja të paparashikueshme. Besoj se të punësuarit janë shumë të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm se sa është me rëndësi që ky institucion të funksionojë në interes të qytetarëve  dhe shtetit”, deklaroi Trajanov.

Të punësuarit në MPB frikësohen se gjendja mund edhe më tepër të eskalojë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button