Princ George sapo ka takuar Obamën dhe fotot e tij, me rroba gjumi, janë aq të bukura

Barack dhe Michelle Obama mbërritën në Britaninë e Madhe për një vizitë dyditore dhe ndaluan në Windsor Castle për një çaj me Mbretëreshën dhe bashkëshortin e saj, Princ Philip.

Obamat i dhuruan asaj për ditëlindjen, një album fotografish të personalizuar që dokumentonte takimet e saj me presidentët e Amerikës gjatë gjithë jetës. Ajo, në këmbim, u tregoi ku mund të uleshin në sallonin e saj sepse ajo është Mbretëresha e Rregullave, dihet.

Më pas, ata shkuan në Buckingham Palace për një drekë me Dukën dhe Dukeshën dhe rrotën e tretë Princ Harry-n.

Ata u shfaqën shumë miqësorë ndërsa u përshëndetën nën motin britanik.

Princ Harry madje u takua me Michelle Ombaman duke e puthur në faqe, protokolli në erë!

Me të hyrë brenda, Prince Harry bisedoi me Michelle dhe princeshën Kate, ndërsa Princ William me Barack Obamën, para darkës në Kensington Palace.

Por momenti më i bukur ishte kur ata takuan Princ George, që qëndroi zgjuar pasi i kishte kaluar ora, për vizitën e veçantë, duke falënderuar Obamën me atë kalë që Presidenti i kishte dhuruar kur ai lindi. Dhe ai robëdëshambri! Ta shtrydhësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button