5 ditë, 5 veshje… mëngët që shmangin djersitjen gjatë verës (FOTO)

ani që temperaturat rriten është e domosdoshme që të visheni sa më hollë dhe të përdorni ato veshje që nuk shkaktojnë djersitje. Por nëse duhet të shkoni në një event dhe duhet të keni një veshje elegante, atëherë nuk keni shumë zgjedhje përveç se të përdorni një fustan, shkruan RevistaClass.

Fustan i gjatë, por modern. Mëngët e fustanit janë në formë rrjete dhe ju ndihmojnë që të ndiheni rehat edhe nëse e vishni gjatë ditës në temperatura të larta.

Përveç faktit që ky lloj fustani ju mban freskët gjatë ditës, gjithashtu është i bukur sepse modeli i shpatullave të zbuluara tregon stil.

Nëse jeni mërzitur nga fakti që dukeni njësoj si gjithë të tjerët atëherë ju këshillojmë një fustan të tillë.

Nuk është gjithmonë e detyrueshme që të vishni fustan. Mund të zgjidhni edhe një kostum apo një jumpsuit modern dhe që tregon stil.

Mëngët e gjera janë rikthyer. Kini kujdes në kombinimin e këpucëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button