Nëse je në dietë, këtë gjë nuk duhet ta bësh kurrë

Nëse je në dietë ti ke nevojë të flasësh për arsyet pse zgjedh atë ushqim në vend të këtij, sa kalori ka njëri dhe sa tjetri, por nuk duhet të harrosh që njerëzve nuk u pëlqen shumë të dëgjojnë këto biseda.

Shoqet apo koleget që ke afër mund të jenë më të shëndosha sesa ty dhe të mos ndihen mirë kur u thua që po mban dietë sepse je e shëndoshë.

Disa njerëz me të drejtë e shijojnë ushqimin dhe janë në humor të mirë para një vakti, apo akullores që kanë porositur dhe nëse ti u flet për kaloritë që kanë ushqimet, ua prish gjithë atmosferën.

Kjo bisedë nuk është vetëm e pashëndetshme, është edhe e mërzitshme. Dietat rrezikojnë të krijojnë njerëz të mërzitshëm, ose kështu do të imagjinojnë kolegët dhe ka shumë mundësi që kur të organizojnë një udhëtim në fundjavë mos të të ftojnë fare.

Vazhdo planet e tua me ushqimin, por mos fol shumë për to dhe sa herë mundesh, zgjidh shoqërinë në vend të dietës.

Sipas artikullit nga Elite Daily

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button