Hovit: Maqedonia gjendet në gjendje labile dhe të rrezikshme

Eurodeputeti dhe njëri nga ndërmjetësuesit e Marrëveshjes së Përzhinos, Riçard Hovit, në një intervistë për “Meta” thotë se përgjegjësia për ardhmërinë e Maqedonisë është te politikanët, gjithashtu edhe se vendi është në gjendje labile dhe të rrezikshme, transmeton Portalb.

Ai porosit politikanët në Maqedoni se duhet të mendojnë se në cilin drejtim do të vazhdojmë të lëvizin pas paralajmërimeve nga Brukseli.

“Shteti gjendet në gjendje labile dhe të rrezikshme. Në deklaratën tonë të përbashkët kemi shprehur gatishmëri që të bashkëpunojmë për të dalë nga kriza. Megjithatë përgjegjësia për këtë është e vendit, përndryshe, hapat që do të jemi të detyruar t’i bëjmë do të jenë në Bruksel jo në Shkup”, tha Hovit.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu: Intervistë – Riçard Hovit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button