Asambleja e PS-së, Rama: Kemi hyrë në një proces demokratik

Në nisje të punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kreu Edi Rama ka vlerësuar se “me kongresin e mbajtur dhe më pas me referendumin për mandatin e tij, PS-ja ka hyrë në një proces demokratik që do t’i shërbejë në të ardhmen”.

“Vijmë sot në këtë asamble pas një kongresi që i hapi rrugë një referendumi për herë të parë në historinë e partisë sonë por edhe në jetën politike të partive në Shqipëri. Referendumi ishte një mjet i shkëlqyer demokratik, me një pjesëmarrje inkurajuese dhe motivuese. Ajo çka ka ndodhur në këtë periudhë të fundit është një motivacion jashtëzakonisht i fuqishëm për të ecur me vendosmëri përpara”, tha kryetari i Partisë Socialiste.

Sipas Ramës, nuk është diçka që ndodh rëndom, që një parti që qeveris, partia kryesore e koalicionit, e cila prej 2 vitesh udhëheq një proces reformash, të nisë anëtarësimet e reja dhe të ketë një mbështetje kaq të madhe dhe kaq domethënëse në formën e dëshirës për të qenë pjesë e saj dhe të vullnetit për t’u anëtarësuar në radhët e saj.

“Procesi i anëtarësimeve nuk ka mbaruar, me zgjedhjet e reja do intensifikohet”, tha kryeministri, transmeton Shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button