Turqi, tre ushtarë bien dëshmorë

Si pasojë e shpërthimit të eksplozivit të vendosur në rrugë nga ana e terroristëve, në kohën kur automjeti i blinduar ishte duke kaluar, tre ushtarë kanë rënë dëshmorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në afërsi të fshatit Goktepe në rrugën Tunceli-Elazig, në kohën kur automjeti i blinduar ishte duke kaluar ka shpërthyer eksplozivi i cili më parë ishte vendosur nga ana e terroristëve. Tre ushtarë të cilët ishin në automjetin kanë rënë dëshmorë.

Në rajon janë dërguar përforcime të mëdha nga ajri dhe toka, ndërsa helikopterët Kobra kanë sulmuar ashpër terroristët.

Ende vazhdon operacioni i zgjeruar në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button