OKB: Të hetohet rasti për mbytjen e 500 migrantëve në Mesdhe

Zyrtari i Kombeve të Bashkuara (KB) Ali Zateri bëri thirrje që të hetohet informacioni në lidhje me mbytjen e 500 migrantëve në Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Në reagimin me shkrim Zateri ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të qëndrojë anash kur bëhet fjalë për një tragjedi të tillë dhe se është e nevojshme që institucionet kompetente të hetojnë këtë rast.

Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatë (UNHCR) të mërkurën tha se gjatë përmbytjes së anijes në Mesdhe, në rajonin mes Italisë dhe Libisë, janë mbytur rreth 500 migrantë, përderisa 41 janë shpëtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button